Sa ushtarë ukrainas u vranë nga pushtimi rus në Ukrainë

Një gjeneral ukrainas ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës, i cili mbush gjysmë viti këtë javë, ka vrarë tashmë rreth 9,000 ushtar ukrainas, shkruan Reuters.

Shefi ushtarak i Ukrainës, gjenerali Valerii Zaluzhnyi, tha se fëmijët e Ukrainës duhet të kujdesen për veten sepse “babai i tyre ka shkuar në vijën e parë dhe ndoshta, është një nga ata pothuajse 9,000 heronj që vdiqën”.

Kujtojmë se të hënën, një zyrtar ka bërë të ditur se granatimet ruse në Nikopol kanë plagosur katër persona.

Ky qytet që nga 12 korriku është përballur me goditje të pamëshirshme ruse, të cilat kanë dëmtuar rreth 850 ndërtesa dhe kanë larguar rreth gjysmën e popullsisë së tij prej 100,000 banorësh.

Ndërsa, OKB thotë se që nga nisja eluftës në vend janë vrarë rreth 5,587 civilë dhe janë plagosur 7,890 të tjerë.