Ish-kryetari i Kamenicës i quan matrapazë Ramën, Metën, Berishën e Bashën

Ish-kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani, ka përdorë fjalor të rëndë për krerët politikë të Shqipërisë.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Sinani i quan matrapaz Ilir Metën, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

“Shumë rëndë qenka me pa skena të gërditëshme në skenën politike shqiptare. Edhe më rëndë qenka kur shehë kryetar apo president, se kështu ju ka ënda ti thërrasim, që bëjnë veprime e sjellje të palaqove. Edhe zogjët e malit do të cicërojnë më mirë e më bukur, atëherë kur ma nuk do ti shohim në skenë uhëheqës politikë si Ilir Metën, Edi Ramën, Sali Berishën e Lulzim Bashën, këta matrapaz modern!”, ka shkruar Sinani.

Për këtë status me fjalor të rëndë, Sinani ka marrë shkas nga dy fotografi në gjunj të presidentit shqiptar, Ilir Meta, teksa e bën me duar simbolin e shqiponjës./MediaFokus/