Ish-kryetari i Komunës pas infektimit i referohet virusit si “COVID kafshuesi”

Nga virusi COVID-19 është prekur edhe ish-kryetari i Fushë Kosovës, Skender Zogaj, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Nga klinika, Zogaj, që njihet si njëri nga kryetarët më të guximshëm të kohës, ka publikuar një fotografi në Facebook, për të treguar se është mirë dhe se nuk i nënshtrohet këtij virusi.

“COVID kafshuesi. Covid-19 sado qē po tregohet një kafshues i keq dhe tinzar, nuk do të mund të mposht vullnetet e mira njerëzore! Nuk është se dua t’ia përçmoj forcën satanike Covidit, por, t’i nënshtrohem assesi! Miqtë e mi kudo që jeni, përshëndetjet e mia më të mira për të gjithë ju”, ka shkruar Zogaj./Mediafokus.info/