Ish-kryetari i OVL të UÇK’së: Specialja, më e dobët se gjykatat tona

Arrestimet e sotme të kryetarit dhe nënkryetarit të OVL të UÇK’së po i sheh si spektakle të një Gjykate një etnike një ish-kryetar i kësaj organizate, raporton Mediafokus.info.

Bëhet fjalë për Ahmet Dakun, ish-kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së në Gjilan.

Në një prononcim për Mediafokus.info, Daku ka thënë se Gjykata Speciale po del të jetë më e dobët se gjykatat tona, për mënyrën se si rodhën dosjet e famshme.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer si dolën dosjet nga kjo Gjykatë, e tash padrejtësisht bëhen fajtorë udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve, duke i arrestuar bartësit e saj. Qe 21 vjet nuk i kemi ikur asnjëher drejtësisë, as të OKB e as të EULEX’it, të cilët kanë akuzuar gjykatat tona si të kapura. Por, po del që Gjykata Speciale është më e dobët se gjykatat e Kosovës”, ka thënë Daku për Mediafokus.info.

Ai ka kërkuar nga institucionet kosovare që t’i mbrojnë banorët e saj ‘e sidomos ushtarët që dje i dolen në mbrojtje atdheut’.

“Ne të kundërtën, ata kanë të drejt sipas të Konventës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që të vetëmbrohen nga këto gjykata, të cilat janë vetëm një etnike dhe asgjë më shumë. Ne e dimë që Serbia nuk pajtohet me humbjen e Kosovës, e tash ajo çdo gjë e bën vetëm që ta shfajësojë veten, por duke i fajësuar ushtarët e UÇK’së”, ka thënë ish-kryetari i OVL të UÇK’së në Gjilan, Ahmet Daku./Mediafokus.info/