Ish-ministrit i caktohet një muaj paraburgim për shkak të ngacmimit të pacientes

Ish-ministrit të Shëndetësisë, kirurgut kosovar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, Numan Baliq, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një paciente në repartin ortopedik.

Sipas Gjykatës, me datë 12.08.2020, në Spitalin Përgjithshëm në Pejë, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës e cyt të njëjtën që ta prekë me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e foshnjës së hospitalizuar, aty vjen i pandehuri në cilësi të mjekut kujdestar dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë për t’u konsultuar, e dëmtuara shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e mbyll derën e zyrës, i afrohet dhe e prekë pa pëlqimin e saj por që viktima arrin të largohet dhe të kërkojë ndihmë.

Baliq u arrestua nga policia dhe rasti i tij i kaloi Prokurorisë. Ky nuk është rasti i parë që baliq përballet me këso akuza.