Ish zëdhënësi i LVV ironizon me Kurtin: S’ka gjasa me i ofru ministri çetnikëve të Listës Serbe

Ish zëdhënësi i Vetëvendosjes, Adonis Tahiri, ka ironizuar me kryeministrin në ardhje Albin Kurti, i cili, sa ishte në opozitë, mohonte kategorikisht se do t’ua jepte një ministri Listës Serbe.

Kurti, kur ishte pyetur se a do t’i jepte një ministri Listës Serbe, pati thënë në formë pezhorative se ‘jo çetnikëve të Listës Serbe’.

“Jo çetnikëve të Listës Serbe. Ajo që është e sigurt qysh tash, është që jo, mendoj që Lista Serbe duhet të dalë në opozitë. Nuk bëj unë ministra, Rikallo, e Radojiciqa e Veselinoviqa”, kishte deklaruar Kurti, transmeton Mediafokus.info.

Por, njëri nga njerëzit e tij të afërt dikur, sot anëtar i Partisë Socialdemokrate, Adonis Tahiri, ka ironizuar paksa me ish liderin e tij.

“Fore të portaleve janë këto. Gjasa s’ka me i ofru ministri çetnikëve të listës serbe. Aq më pak dy”, ka shkruar Tahiri, në profilin e tij në Facebook.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme kreu i Vetëvendosjes ka mbajtur takim me Listën Serbe, të cilët i kanë kërkuar udhëheqjen e një ministrie./MediaFokus/