Ishte duke ecur me kolegun, rrëzohet dhe vdes

Një person ka vdekur në Prishtinë, pasi është rrëzuar derisa ishte duke ecur me kolegun e tij, njofton policia.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet.

“Prishtinë, 30.08.2021 – 11:28. Një mashkull kosovar  ka vdekur pasi është rrëzuar derisa ishte duke ecur në rrugë së bashku me kolegun e tij ankuesin kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.