Ishte i rrafshët në bisedë, i qetë, i urtë, i palavd!
Nijazi Musmurati
Mbrëmë mora një lajm të trishtë nga shoku i ngushtë i Idriz Ukshinit – Muharrem Emini, për ndarjen nga jeta të Idriz Ukshinit! Vërtetë lajm i trishtë!
Ky kumt për ndarjen e Idrizit nga kjo botë ishte më se shokues, trishtues, nuk mund ta besosh, befasues, i papritur!
Lajm i papritur sepse në mbrëmje u takuam dhe pimë kafe së bashku të tre duke llafosur e biseduar (si thotë populli për Shkup e për Shkodër) e të nesërmen në mëngjes dëgjon se Idrizi më nuk do të jetë në mesin tonë, por do të pushojë në botën e amshuar! He botë he botë!
Kështu e paska jeta! Kështu po vepruakan ligjet e natyrës pa të pyetur fare! Si thotë Sterio Spasse: Bota e hiqit, prej hiqit, me hiqin për hiqin…
Me Idrizin u njohem më heret! Na u përputhën mendimet dhe idetë dhe shpesh takoheshim dhe rrinim së bashku me Idrizin dhe Muharremin.
Ishte i rrafshët për të biseduar, i qetë, i urtë, i palavd! Shumë shpesh u thirrnim në telefon dhe linim takim!
E pabesueshme por e vërtetë! Njeriu nuk mund të besoj se Idrizi nuk do të gjindet më në mesin tonë!
E pa imagjinueshme se Idrizi nuk do të na bashkangjitet më ndejave tona! He jetë o jetë, he botë o botë!
E vërtetë e hidhur se Idrizi paska ikë nga kjo jetë dhe i është bashkuar jetës në amshim!
Ishte aktivist i PDK-së ku i kreu detyrat me përpikëri! Por partia dhe më vonë udhëheqja e komunës nuk e panë të arsyeshme që Idrizit dhe bashkëshortës së tij – Shemsisë me shkollë të lartë të iu afronin një punë! Vërtetë hipokrizi!
Idrizi nuk ju imponua asnjërit, jetoi dhe punoi me djersën e vet, pa i shtrirë dorën askujt!
Kështu janë njerëzit e urtë, të thjeshtë por me qëndrime dhe ideal të pathyeshëm!
O shoku ynë Idriz pusho i qetë në tokën e lirë të Kosovës! Shpirti juaj u prehtë i qetë në përjetësinë e paskajshme në botën e amshuar!

