Ismajli: Edhe Velekinca konfirmoi aktivizimin e përbashkët për LDK 4+

I deleguari i Degës së LDK’së në Gjilan për mobilizimin e strukturave të kësaj partie, Arbër Ismajli, ka vizituar të mërkurën Nëndegësn e Velekincës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ismajli ka thënë se edhe në Velekincë u konfirmua aktivizin i përbashkëtt për vazhdimin e mandatit.

Postimi i Arbër Ismajli:

Të dashur qytetarë,

Sot, në takimin tonë të kryesisë me nëndegën e Velekincës, bashkë me kryesinë e degës, njëzëri u konfirmua mbështetje e plotë për aktivizimin e përbashkët për vazhdimin e mandatit 4+.

Me platformë të re qeverisëse, me kandidatin tonë për kryetar, dhe me përfaqësuesit më të mirë për për ç imin e zërit qytetarë, do ta rikonfirmojmë vullnetin e plotë në zgjedhjet e 17 Tetorit.

Do të vazhdojmë të tregohemi të sinqertë në mendime e veprime, për të treguar se jemi të gatshëm për vazhdimin e përgjegjësive të reja për të mirën e qytetarëve tanë. Në çështjet e rëndësishme të jetës publike të qytetarëve, ne jemi gjithmonë bashkë me ta në çdo betejë!

#bashkeiadalim