Ismajli: Gjilanin gjithmonë e kanë ndërtuar qytetarët, jo pushtetarët!
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, u është përgjigjur kritikëve lidhur me zgjerimin e rrugës deri tek semaforët, raporton Mediafokus.info.
Ismajli ka thënë se Komunën e Gjilanit gjithmonë e kanë ndërtuar qytetarët, e jo pushtetarët.
Ja reagimi i Ismajlit:
Të dashur qytetarë,
Vazhdimi i zgjerimit të rrugës nga Furra “Vëllezërit Çoçaj”, në drejtim të Qendrës së Gjilanit, përveç se i shërben nevojave të qytetarëve, poashtu, bënë lidhshmërinë në mes pjesës së Rrugës së Ferizajit, dhe pjesës kryesore brenda qytetit.
Kjo i kontribuon lirimit dhe zhvillimit më të mirë të komunikacionit, gjelbërimit më të madh, do të bëhet rregullimi i hapësirave publike, trajtimi dhe rregullimi i ujërave të zeza, shenjëzimi i duhur, mbjellja e drunjëve etj.
E gjithë ky projekt, e dimë që do t’i pengojë dikujt politikisht, mirëpo, është e domosdoshme dhe shumë e nevojshme, që qytetarëve t’iu rregullohet edhe kjo pjesë e mbetur, dhe përfundimisht, qytetit tonë t’i ipet një pamje të cilën nuk e kemi parë më parë, dhe, për të cilën kemi patur nevojë ta kem brenda qytetit.
Komunën e Gjilanit, gjithmonë e kanë ndërtuar qytetarët, e jo pushtetarët!
#bashkeiadalim
/mediafokus.info/

