Ismajli: Lakorja e infeksionit me COVID-19 po bie fal përkushtimit institucional dhe lojalitetit qytetar
Nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, Komiteti për menaxhimin e COVID-19 ka bërë vlerësimin e përgjithshëm dhe ka konstatuar se lakorja e infeksionit po bie.
Në takim, nënkryetari Ismajli ka thënë se ndihet mirë që lakorja e infeksionit me COVID-19 në Gjilan po bie fal përkushtimit institucional dhe lojatitetit qytetar, transmeton Mediafokus.info.
Por, në takimit e sotëm ka dalë apeli i përbashkët për qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve, përfshirë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale.
Pasqyra e përgjithshme e përballjes së komunës së Gjilanit me pandeminë është kjo: 975 të infektuar në total, 860 të shëruar, 71 raste active, 18 të hospitalizuar dhe 44 të vdekur./Mediafokus.info/

