Hajnat shkëmbejnë zjarr me policinë në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se në Viti, tre-katër persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët kanë vjedhur cigare në një kioskë, kanë shkëmbyer zjarr me policinë.

“Njësitë e policore kanë reaguar me shpejtësi dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë përdorur armët e zjarrit”, thuhet në raportin 24-orësh të polcisë.

Në vendin e ngjarjes policia bën të ditur se janë konfiskuar gjashtë gëzhoja, por nuk raportohet për persona të lënduar në këtë rast.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës, thuhet në raportin e policisë. /mediafokus.info