Ismajli nënshkruan marrëveshje me MAPL: Mbi 500 mijë euro nga granti i performancës për rregullimin e sheshit Mirusha

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se ka nënshkruar sot marrëveshje me MAPL në shumën prej 559 mijë euro, shkruan Mediafokus.info.

Ai ka bërë të ditur se këtë shumë Gjilani e ka fituar si rezultat i performancës së mirë, derisa me këto mjete do të rregullohet sheshi Mirusha, pjesa e jugut.

“Një lajm jashtëzakonisht i mirë vazhdimi i sheshit Mirusha Jug, në kuadër të mbështetjes financiare të projektit nga skema e grantit për performancë.  Sot, në emër të kryetarit Haziri, kam nënshkruar marrëveshjen për mbështetjen financiare të projektit nga skema e grantit për performancë komunale. Kjo marrëveshje garanton detyrimet dhe obligimet e palëve, duke përcaktuar rregullat për bashkëfinancim të projektit, afatet dhe kushtet tjera të kontraktuara. Shuma totale e projektit në vlerën e parallogaritur është 559,395.00 €”, ka shkruar Ismajli në Facebook.

“Falënderojmë DEMOS dhe MAPL për mbështetje në kuadër të grandit për performancë. Rregullimi i sheshit Mirusha po e rritë vlerën e pasurisë së paluajtshme të pronës private, krijohen hapësira më të mëdha operuese për të gjithë qytetarët, dhe se me përfundimin e projektit në këtë pjesë të qytetit do të jetë i koncentruar një zhvillim i hovshëm dhe mundësi e madhe për sektorin privat, por edhe fluks të madh të qytetarëve në këtë zonë. #bashkeiadalim”, ka shtuar ai.

Ndryshe, bëhet e ditur se Gjilani brenda pesë viteve ka fituar tetë grante për peformancën e mirë të Komunës në shumën mbi dy milionë euro, me bashkëfinancim të MAPL/DEMOS/Qeveria Suedeze/Qeveria Norvegjeze./Mediafokus.info/