Ismajli: Përparimi dhe suksesi arrihen me njerëz të ndershëm e që punojnë çdo ditë

Arbër Ismajli, kandidat i LDK për kryetar Komune në Gjilan, së bashku me kandidatët pët asamble, ka vazhduar vizitat dhe takimet nëpër biznese vendore.

Së bashku me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Gresa Krasniqi Fazliu dhe Burim Elezin, patëm rastin të jemi në vizitën e rradhës në biznesin “RENOVA” në Gjilan, një ndërmarrje që prej vitesh merret me prodhimin e stiropollit, ngjyrave dhe materialeve ndërtimore.

Ishte kënaqësi me pa nga afër punën serioze të tyre, rregullin dhe përkushtimin që ky ekip e ka në çdo detaj.
“RENOVA” është shembull i vërtetë i punës, i disiplinës dhe i besimit në prodhimin vendor.
Me njerëz të ndershëm që punojnë çdo ditë, ky biznes ka krijuar vende pune dhe ka dëshmuar se përparimi e suksesi arrihet vetëm me mund, djersë e me vizion.
Faleminderit shumë për mikpritjen e ngrohtë dhe për bisedën e hapur që patëm.
Në rrugën tonë për një Gjilan të ri më të zhvilluar, biznese si “RENOVA” do të jenë gjithmonë pjesë e përparimit dhe bashkëpunimit tonë të mirëfilltë.

Bashkë, ecim për fitore!