Ismajli: Shtatë të infektuarit e mbrëmshëm, janë raste kontakti, nuk ka burim të ri
Shtatë të infektuarit e mbrëmshëm nga Gjilani, janë raste kontakti. Sipas rezultateve të publikuara mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në nivel vendi rezultuan 152 raste pozitive me COVID19.
Nga këto raste, Komuna e Gjilanit, rezultoi pozitiv me 7 raste të reja.
“Të gjitha rastet e konfirmuara mbrëmë janë raste kontakti, ku dihet edhe burimi i tyre”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës.
Ky është postimi i tij në facebook:
Në Gjilan si të rezultuar të deritanishëm pozitiv me COVID19 janë 202 persona, ndërsa aktualisht janë të shëruar 136 raste.
Fatkeqësisht, të vdekur kemi 4 persona, ndërsa aktive i kem 62 raste.
Që ta ruajmë veten tonë, të afërmit dhe të moshuarit, duhet ta bëjmë zbatimin e rekomandimeve të IKSHP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Bashkë, do të qëndrojmë në ballë të çdo beteje e cila i kontribuon përmisimit të kësaj situate dhe rezultimit si të shëruar të plotë të të prekurve.

