Ismajli, takime me katër nëndegë të qytetit

Nënkryetari i Komunës, Abrër Ismajli ka vazhduar takimet në terren, ku ka marrë mbështetje për vahzdimin e qeverisjes së LDK-së edhe për një mandat.

Në takimet e sotme me nëndegët në lagjet Iliria, Kodra e Dëshmorëve, Rruga e Ferizaj dhe Arbëria u rikonfirmua edhe njëherë afirmimi dhe gatishmëria e madhe për t’i prirë bashkë procesit të 17 tetorit, ka thë Ismajli.

‘Do të ofrojmë platformë të re bashkëqeverisje, me kandidatin tonë të përbashkët për kryetar dhe me kandidatët më të mirë për asamble komunale.

Do të organizohemi fuqimisht për vazhdimin e qeverisjes së mirëfilltë, e cila është alternativa më e mirë për bashkëqytetarët tanë.

Bashkë, me të gjitha këto nëndegë, do t’i japim jehonë dhe vlerë të shtuar këtij procesi. Me përpjekje e angazhim, me durim e me shpresë, do të vazhdojmë betejën drejt triumfit të ardhshëm’, ka shkruar Ismajli në profilin e tij në facebook.