Qëllohen për vdekje dy persona në Gjermani

Dy persona janë vrarë në qytetin gjerman Espelkamp. Mediat gjermane raportojnë se autori qëlloi me armë zjarri ish-partneren e tij dhe vëllain e saj dhe më pas veten.

Ndërkohë, policia ka mohuar që autori të jetë vetëvrarë dhe thuhet se po punohet për ta kapur atë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një rrugicë në Espelkamp, ​​qytet me 25,000 banorë në verilindje të Nordrhein-Westfalen.

Ende nuk është dhënë identitei i viktimave dhe as i dorasit.