Propaganda ruse: Moska thotë se asnjë ushtar i saj s’është vrarë në Ukrainë

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka raportuar asnjë viktimë të vetme luftarake nga konflikti ushtarak në Ukrainë.

Kështu tregon një rishikim i CNN në përditësimin e fundit të ministrisë së Mbrojtjes ruse, transmeton lajmi.net.

Kjo e fundit liston vetëm humbjet e pajisjeve ushtarake nga ana ushtarake, si rezultat i asaj që ajo e quan një “operacion special”.Të premten, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov tha se nuk kishte viktima nga pala ruse, në një deklaratë në lidhje me një operacion për të marrë një fushë ajrore në periferi të Kievit.