Vdes burri i 38 grave dhe babai i 89 fëmijëve

Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikon poligaminë, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, duke lënë pas vete 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.

Familja jeton në një shtëpi me katër kate dhe 100 dhoma, të quajtur “Shtëpia e gjeneratës së re”.

Rezidenca është një atraksion i madh turistik, ku njerëz nga e gjithë bota shkojnë për të parë mënyrën e jetesës së kësaj familje gjigante.

Sipas Reuters, Chana ka lindur në vitin 1945. Familja e tij i përket një sekti të krishterë, Chana Pawl, që ka rreth 2000 ndjekës.

Sekti, i cili lejon poligaminë për burrat, u themelua nga gjyshi i Chana në vitin 1942.