Ismajli tregon se a do të hiqen masat ndaj gastronomisë

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka shkruar se në takim me ministrin Vitia, kanë marrë zotimin për heqjen e masave ndaj gastronomisë.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit:

Të dashur qytetarë,

Në takimin e sotëm virtual me Ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia, morëm zotimin dhe konfirmimin që nga java tjetër, shumica e kërkesave tona do të realizohen, ku me këtë pritet të largohen shumica e masave kufizuese të ndërmarra.

Ajo për të cilën e kemi ngritur zërin vazhdimisht, heqja e masave ndaj gastronomisë, pritet të jetë një ndër vendimet më të mira, pasi që, kjo kategori ekonomike ka humbur shumë, dhe rrjedhimisht, shumë të rinjë kanë mbetur të papunë dhe nuk kanë nga t’ia mbajnë!

Disa nga kërkesat tjera ishin: prioriteti i Qeverisë për vaksinimin e popullatës, heqja e kufizimit të lëvizjes, të tërhiqen masat ndaj gastronomisë dhe të kërkohet nga ta zbatimi për distancëm fizike edhe përmes tavolinave. Të fuqizohet bashkëpunimi në mes inspektorati qëndror dhe atij lokal etj.