Ismajli: Karadaku gjithmonë ka qenë promotor i qëndresës, luftës e gjakut kundër armikut shekullor

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ka rikujtuar 15 prillin e vitit 1999, me një dedikim të veçantë për dëshmorët.

Karadaku gjithmonë ka qenë promotor i qëndresës, i luftës e i gjakut, kundër një armiku shekullor që kishte vetëm një qëllim, spastrimin e shqiptarëve autoktonë nga trojet e veta.

22 vite më parë, Beteja e Zhegocit bënte pjesë në një ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat serbe, ku ranë në altarin e lirisë disa ushtarë të UÇK-së dhe civilë të pafajshëm.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe të rënëve në luftën për liri, ka shkruar Ismajli!