Hidromorava njofton për ndërpreje të ujit në këtë lagje të Gjilanit

Kompania Regjionale e Ujërave në Gjilan, Hidromorava, ka njoftuar se të mërkurën do të ketë ndërprerje të ujit në Qendrën e qytetit, për shkak të disa punimeve në kycjen e gypave të rinj, raporton Mediafokus.info.

Njoftimi i plotë i KRU Hidromorava:

Të nderuar konsumatorë!

Ju njoftojmë se për shkak të punimeve në rrjetin primar, respektivisht kyçja e gypave të rinjë në rrjetin kryesor te rruga Adem Jashari, me datë 10.06.2020, ditë e mërkure, do të ndërprehet furnizmi me ujë prej ores 08:00 deri ora 16:00.

Ndërprerja do të aplikohet për Qendrën e qytetit të Gjilanit, por mund të ndodhë që të ketë mungesë të ujit edhe në disa pjesë më periferike.

Kompania ka mision të saj përmirësimin e shërbimeve dhe kualtitetit të furnizmit me ujë, dhe mbi këtë bazë është duke investuar në ndërrimin e gypave të vjetër siç është rasti me investimet kapitale në rrugët Isa Kastrati dhe Evlia Çelebia.

Prandaj, menaxhmeti i kompanisë ju falenderon për mirëkuptim dhe bashkpunim.

Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni

Tel:044983071, fix:0280326980,

Kujdestaria inaktive :044719813.

Ju faleminderit!

/Mediafokus.info/