Ismajli: Uroj që kjo festë të na bashkojë fuqishëm

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, me lutjen që kjo festë të na bashkojë të gjithëve sa më fuqishëm.

‘Të dashur qytetarë, me lutjen më të madhe që t’ju jetë pranuar agjërimi si përkushtim, besim e adhurim ndaj muajit të shenjtë të Ramazanit, urime Fitër Bajrami, për të gjithë besimtarët myslimanë, kado që jeni.

Uroj që kjo festë, të na bashkojë të gjithëve fuqishëm, të jemi sa më solidar me njëri tjetrin, të jemi sa më afër atyre që kanë nevojë, dhe të ecim bashkë drejt sukseseve të reja.

Gëzuar!”, ka shkruar Ismajli.