Ismajli: Vendi ynë bëhet më i mirë vetëm kur e duam të gjithë

Dëmtimi i infrastrukturës publike nga persona të papërgjegjshëm e ka irituar nënkryetarin e Komunës, Arbër Ismajli.

Ai ka thënë se shkatërruesit duhet ta kuptojnë se mund të sanksionohen për dëme të tilla, ndërkohë që ka bërë thirrje për të treguar dashuri ndaj vendit.

Ky është postimi i Ismajlit:

Këtu kemi pamjen e një shkatrrimi dhe pas informatës së marë nga një qytetar, menjëherë ekipet tona filluan renovimin, për të mirat tona të përbashkëta.

Ne duhet të kuptojmë dhe pse jo t’i sanksionojmë ata që ende nuk e kanë kuptuar se vendi ynë do të bëhet më i mirëqenë vetëm kur atë ne e duam dhe e kultivojmë bashkarisht!

Faleminderit bashkëqytetarit tanë për raportimin! Bashkë me suksese të reja, ka shkruar Ismajli.