Ismajli: Vitin 2020 do ta fillojmë me investime të reja

Vitin 2020 do ta fillojmë me investime te reja në fushën e Kultures, Mjedisit dhe Bujqësise, ka thënë nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli.

Me ndihmën e donatorit, respektivisht Zyrës së Bashkësisë Evropiane në Kosovë, nga fondet e IPA-së të BE-së, do të ndërtohet tregu modern i kafshëve, ka shtuar Ismajli.

Gjithashtu do të krijohet Muzeu Etnologjik dhe do të mbrohen tokat pjellore nga ujrat atmosferike në Cernicë, ka thënë ai.

Ismajli ka falënderuar T-consulting, Rezarten e Fisin, për angazhimin e tyre si dhe ekipit i cili ndihmoi që këto projekte të finalizohen.

Vlera e projekteve është afërsisht 1.5milion euro.

Bashkë me suksese të reja!