Ismet Kryeziu kërkon që deputetëve t’iu ndalohet me folë për vrasje, reagim i ashpër i Gani Gecit
Pas fjalimit të deputetes së LDK’së, Marigona Geci, ku akuzoi ish-kryekuvendarin Kadri Veseli për vrasjet e aktivistëve të LDK’së pas luftës, ka reaguar Ismet Kryeziu nga shoqëria civile, raporton Mediafokus.info.
Përmes Facebookut, Kryeziu ka kërkuar që deputetëve t’iu ndalohet të flasin për vrasje në Kuvend.
“Boll ma e keni keqperdor foltoren dhe i keni irrituar qytetaret, shkoni deshmoni ne gjykate speciale dhe lejani kete pune drejtesise. S’jeni ju as te drejtit e as ata qe vendosni drejtësi”, shkruan, ndër të tjera, Kryeziu, transmeton Mediafokus.info.
Statusit të tij në Facebook, nuk e ka lënë pa i bërë një koment kundërshtimi babai i Marigonës, ish-deputeti Gani Geci.
“Kurdo që është ardh fushata ju na keni akuzuar se ne po bëjmë politikë me vrajset politike të pas luftës po i përdorim për fushatë. Qoni ju ata te vraret nga varri që të jenë në mesin tonë sikur ti që je gjall pranë familjes tane dhe ne kurrë ma nuk merrem me kete çështje”, i është kundërpërgjigjur Geci, transmeton Mediafokus.info.
Postimi i Ismet Kyeziut:
“Duhet t’u ndalohet deputeteve me fole per vrasje.
Deputetja Geci, me fjalimin e juaj krejt jashte rendit te dites!!?
Boll ma e keni keqperdor foltoren dhe i keni irrituar qytetaret, shkoni deshmoni ne gjykate speciale dhe lejani kete pune drejtesise. S’jeni ju as te drejtit e as ata qe vendosni drejtesi.
Irrituese jane keto fjalime per qytetaret. E verteta e dale nga shoshitja e drejtesise se paanshme, do te jete themeli per paqe te perhershme, e jo fjalimet tuaja!
Secili rrefim nga kushdo qofte, personazh historik a politik, nuk eshte i mjaftueshem per t’u besuar si i vertete, e as per te sjellur drejtesi, pervec institucioneve te drejtesis”
Komenti i Gani Gecit:
“Me ty Ismet Kryeziu merrem unë edhe me krejt burrat si ti merrem unë. Edhe me generalla merrem unë.
Unë të njoh mirë ty besoj se edhe ti mua më njeh.
Besa unë i njoh edhe krejt këta burrat që merren me politik që 30 vjet e këndej edhe ata që kanë luftu kundër Serrbisë që 30 vjet e këndej i njoh edhe ata që i kanë zhvat fondet e qytetarëve të Republikës së Kosovës ne emër të OJQ-ve i njoh.
Ti sigurisht e din për mua se nga e siguroj jetesën time dhe familjes sime edhe unë e di për ty qysh e siguron jetën tënde.
Kurdo që është ardh fushata ju na keni akuzuar se ne po bëjmë politikë me vrajset politike të pas luftës po i përdorim për fushatë.
Qoni ju ata te vraret nga varri që të jenë në mesin tonë sikur ti që je gjall pranë familjes tane dhe ne kurrë ma nuk merrem me kete çështje.
E di që kur dikush e arsyeton tërheqjen e një nënshkrimi me faktet e një aktakuze publike juve ju dhemb sepse jeni komunist e problemi i kumunizmit ish interesant me i ra këtij komunistit këtu në Kosovë i dhemb atij në Kinë.
E di që tani ti ki me thanë se ti e ke kumunistin kryetar partie, po unë isha në LDK, para se të vinte ai aty.
Para disa dite bëjshit propagand dhe thojshit ku janë bijtë e atyre të vrarëve që s’po flasin e kur po flasim mos i leni me fol.
Zgjidhe në cilin TV po don ti me debatu me mu e ti merri krejt udhëheqësit e partive majtiste në Kosovë, në Shqipëri e në Maqedoni edhe krejt komandantët falls të UÇK-së, e debatojmë për luftën edhe cilën do temë që doni ju”.