Izolohet krejt fshati Stubëll i Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti thotë se fshati Stubëll është izoluar si rezultat i paraqitjes së koronavirusit tek një burrë 77-vjeçar.

Haliti thotë se “Fshati Stubëll është izoluar komplet. Gjithashtu kemi bërë kërkesë të izolohet edhe familja e 77-vjeçarit i cili aktualisht gjendet në Prishtinë”.

Tutje, Haliti ka kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët e shëndetësisë me masa mbrojtëse ndaj virusit.

“Aktualisht në karantinë janë 15 punëtorë të shëndetësisë. Kam kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët te shëndetësisë me maska, dorëza e pajisje tjera, pasi që nuk kanë”, ka thënë Haliti për Gazetën Express.