Ja burimi i ri i infeksionit me Coronavirus në Gjilan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka konfirmuar se 9 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus në Gjilan, nga 14 sa janë në nivel të Republikës.

Mediafokus.info merr vesh se nëntë të infektuarit e sotëm janë si pasojë e kontakteve familje me punëtorën e një spitali privat, në Prishtinë, e cila mbrëmë rezultoi me Covid-19.

Rastet e reja e ngritin në 61 numrin e të infektuarve me Covid-19 në Gjilan. Dy nga këta kanë vdekur, 47 janë shëruar plotësisht, derisa të tjerët janë në vetizolim./Mediafokus.info/