Ja çfarë moshe ishin 8 viktimat e sotme të COVID-19

Tetë të vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë e 553 persona të infektuar brenda 24 orëve të fundit, raporton Mediafokus.info.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK./Mediafokus.info/