Ja cila lagje e Gjilanit është burimi i radhës së infeksionit me Covid-19
Pas konfirmimit të një rasti të ri pozitiv me Coronavirus në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka thënë se burimi i ri i infeksionit është nën menaxhimin e Shtabit për menaxhimin e emergjencave, raporton Mediafokus.info.
“#Dita90. IKSHP na njoftoi për një rast të ri të infeksionit në Gjilan me #Covid19, i cili është i njohur për ne. Shtabi për menaxhimin e emergjencave po e monitoron burimin e ri të infeksionit dhe po i ekzaminon kontaktet e personit. Ndërkohë, që lajmi i mirë është se i kemi pesë raste të shëruara nga #Covid19”.
“Megjithëse situatë nën kontroll të plotë, apeloj sërish që të keni kujdes të shtuar. Asgjë s’ka përfunduar. Mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse. Plus asaj, mbaje distancën sociale. Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe!”, ka shkruar Haziri në profilin e tij, në Facebook.
Mediafokus.info merr vesh nga burimet brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike se i infektuari i radhës është banor i lagjes Arbëria në Gjilan, por që ende nuk dihet se nga e mori infeksionin./mediafokus.info/

