Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Më poshtë mund të lexoni për disa nga ngjarjet që janë paraparë të zhvillohen sot në Kosovë, transmeton mediafokus.info
Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për procesin zgjedhor. (Hotel ‘Swiss Diamond’ Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet dita e dytë e “Samitit për Antigjipsizëm” do të organizohet dita e dytë e debatit me temën: “Roli dhe ndikimi i gruas në adresimin e Antigjipsimit”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, viziton Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. (Ora 10:00)
Kryesuesi i Komisionit hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, Hajrulla Çeku mban konferencë për medie. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00).

