Ja krahasimet e votave dhe mandateve në 2019 dhe 2021
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar krahasimin e votave nga zgjedhjet e vitit 2019-të me vitin 2021.
Gjithashtu, i njejti ka publikuar edhe krahasimet për mandatet e fituara nga subjektet politike kryesore në dy palë zgjedhjet, shkruan Indeksonline.
“Këto janë krahasimet e votave dhe mandateve të fituara nga subjektet politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2019 dhe ato të këtij viti”, ka shkrua Cakolli.

Ai ka shkruar se LVV është subjekti i vetëm që ka shënuar rritje prej 98% në vota.
“Siç mund të shihet në grafikonet e mëposhtme, LVV është subjekti i vetëm që ka shënuar rritje prej 98% në vota. Ndërsa, subjektet tjera kanë shënuar rënie në vota, që varion nga -17% (PDK) deri në -46% (LDK), e madje edhe -48% (NISMA).


