Ja kur takohet Kurti me Abdixhikun e Haradinajn

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së martë do të takohet me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa një ditë pas do ta takoj kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kështu i kanë thënë Telegrafit burimet brenda Qeverisë së Kosovës dhe brenda këtyre dy partive politike.

Për dallim nga Abdixhiku dhe Haradinaj, PDK ka refuzuar takimin ftuar nga Kurti.

Ditë më parë, Kurti i kishte dërguar nga një letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet politike.

Kurti vazhdimisht kishte deklaruar se për çështjet me interes kombëtar, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim me partitë dhe liderët opozitarë.