Ja në çfarë ore del vendimi për ankesën e subjekteve politike

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pritet që sot të dalë me një vendim përfundimtar në lidhje me ankesën e subjekteve politike për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë nga ana e KQZ-së.

Vendimi në lidhje me këto ankesa pritet të merret sot pas orës 13:00.

Lajmin e ka konfirmuar kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.

“Sot pas orës 13:00 publikohet vendimi i PZAP-së” ka thënë shkurt Desku për Gazeta Blic.

Në Pandelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike për moscertfikim të kandidatëve për deputetë.Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate janë disa prej subjekteve politike që kanë dorëzuar ankesë në KQZ.