Ja në çfarë ore fillon meçi për titullin e botës, Krasniqi-Bosel

Kanë mbetur edhe pak orë para me meçit për titullin e botës në versionin WBA / IBO kategorinë gjysmë të rëndë, raporton Mediafokus.info.

Simpatizantët e boksit me padurim po e presin këtë meç në mes të kosovarit, Haxhi Krasniqi dhe gjermanit Dominic Bosel.

Meçi zhvillohet në Magdeburg duke filluar nga ora 23:15.

Bosel futet për t’i mbrojtur titujt IBO dhe WBA, ndërsa Krasniqi që të fitojë titullin për herë të parë në histori. Krasniqi deri me tash ka luftuar dy herë për titullin e botës dhe nuk ia doli./Mediafokus.info/