Ja nga cilat vendbanime janë 30 rastet e reja me COVID-19 në komunën e Gjilanit

Nga 704 raste të reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orët e fundit, 30 prej tyre rezultojnë në komunën e Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

Numri më i madh i këtyre rasteve është në qytet, por që virusit nuk i kanë shpëtuar as vendbanimet përreth.

Sipas të dhënave nga IKSHPK, nga 30 raste pozitive, 24 prej tyre janë në Gjilan, nga 2 raste janë në Shurdhan e Dobërçan, si dhe nga një rast në Bresalc dhe Përlepnicë.

Kujtojmë se në Gjilan deri më tani pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar 2472 persona, ndërsa 71 kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit./Mediafokus.info/