Naser Rugova ia tregon derën Vjosa Osmanit, e quan zëdhënëse të keqe të VV’së

Ish deputeti i LDK’së, Naser Rugova, ia ka treguar ‘derën’ nënkretares së partisë së tij, njëherësh kryeparlamentare, Vjosa Osmani, shkruan Mediafokus.info.

Në një postim, të cilin e ka bërë në grupin #meAmerikën, Rugova ka thënë se Osmani është bërë zëdhënëse e keqe e Vetëvendosjes, duke i kërkuar që të shkojë në partinë e Albin Kurtit.

“I rekomandoj Vjosës të anëtarësohet edhe zyrtarisht në VV. Qëndrimi i saj në LDK, thjesht sa për formalitet, është fyerje për një pjesë jo të vogël të anëtarësisë së LDK-së. Me qeverinë Hoti, si formë konkrete e refuzimit të populizmit si model dhe taktikë politike, LDK ka rrezikuar shumë, por kjo nuk është sakrifica jonë e parë dhe sigurisht që nuk do të jetë e fundit, sepse LDK nuk bën aventura me fatin e Kosovës”, ka shkruar Rugova.

“Janë dy rrugë: O ktheju partisë dhe respekto vendimet e shumicës, verdiktin e kushtetueses dhe sugjerimet e miqve tanë strategjik o shko në VV  sepse po del shumë keq si zëdhënëse e saj nga një subjekt tjeter!”, shtoi ai./Mediafokus.info/