Ja përse duhet të pini ujë me kripë çdo ditë

A keni dëgjuar ndonjëherë për Ujin e Diellit?

Bëhet fjalë për ujë me kripë natyrale, jo kripën e përpunuar të tavolinës, që e mbështet organizmin me mineralet e bollshme të kripës natyrale të papërpunuar dhe ujin hidratues.

Përfitimet e këtij uji që mund ta bëni lehtë në shtëpi janë të mëdha për të gjithë organizmin.

Hidratim i Duhur Në Çdo kohë

Këshilla që dëgjojmë më shpesh është që të pijmë shumë ujë, por ndonjëherë kjo këshillë shkakton më shumë dëm.

Kur pijmë ujë më shumë seç duhet, trupin e stërmundojmë dhe metabolizmin e ngadalësojmë.

Lëngjet ekstraqelizore treten dhe shkaktojnë një kundërpërgjigje stresi dhe çlirim adrenaline.

A e keni vënë re çfarë ndodh kur ujisni një bimë të thatë? Uji shkon direkt në fund të vazos.

Edhe pirja e ujit është e njëjta gjë. Ne pimë shumë ujë dhe urinojmë po aq shumë.

Kripa natyrale në bashkëpunim me ujin e ngadalësojnë procesin e shkarkimit të ujit dhe lejon përthithjen e mineraleve.

Përmirësoni tretjen në fare pak kohë

Uji me kripë natyrale aktivizon gjendrat e pështymës në gojë dhe çliron një substancë që është shumë efikase dhe e rëndësishme për sistemin tretës.

Kripa natyrale stimulon acidin hidroklorik dhe një enzimë që tret proteinat të cilat së bashku shpërbëjnë ushqimin.

Uji i vakët me kripë stimulon sekretimet në sistemin tretës dhe në mëlçi që ndihmojnë tretjen.

Zbut inflamacionin

Trupi i njeriut ka nëvojë për 1.5 lugë çaji ose 8 gramë kripë në ditë.

Nëse nuk e konsumojmë këtë sasi të nevojshme atëherë trupi pëson një krizë gjatë së cilës nis të kursejë sodium që të ruajë balancën e lëngjeve dhe tensionin e gjakut.

Nëse kjo gjendje krize zgjat për shumë kohë, dëmet në sistemin qarkullues janë të mëdha dhe trupi pushtohet nga agjentët inflamatorë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mungesa e gjatë e kripës përbën një rrezik në rritje të shfaqjes së sëmundjeve kronike, siç janë ato kardiovaskulare dhe humbjen e aftësive mendore.

Gjumë më i mirë

Kripa, veçanërisht ajo natyrale dhe e parafinuar, heq stresin.

Studimet kanë treguar se kripa natyrale zbut ankthin dhe e mban mendjen të qetë.

Pirja e ujit të vakët me kripë natyrale rrit nivelet e oksitocinës dhe ju bën të ndiheni më të qetë dhe të relaksuar.

Për këtë arsye, një nga mënyrat më të mira për të fjetur shpejt dhe mirë është që të rrisni nivelet e oksitocinës përpara se të shtriheni.

Këtë mund ta bëni duke pirë këtë tonik me kripë një orë përpara gjumit.

Shëndeti i Lëkurës

Kripa natyrale përmban minerale që e ushqejnë dhe përmirësojnë lëkurën.

Kromi largon aknet dhe infeksionet. Sulfuri e mban lëkurën të pastër dhe të butë.

Ai bën punë kundër ekzemave në lëkurën e kokës dhe njollave të shkaktuar nga pamjaftueshmëria e këtij minerali.

Zinku përshpejton shërimin e plagëve, forcon sistemin imunitar dhe rregullon aktivitetin e gjendrave të yndyrës.

Jodi rrit sasinë e oksigjenit në organizmin dhe ritmin e metabolizmit të lëkurës.

Si ta përgatisni Ujin e Diellit

  1. Mbushni 1/3 e një kavanozi një litërsh me kripë natyrale të papërpunuar.
  2. Mbusheni kavanozin me ujë të pijshëm duke lënë hapësirë nga gryka e tij.
  3. Përdorni një kapak plastik që puthitet mirë dhe mbylleni grykën e kavanozit.
  4. Tundeni kavanozin edhe lëreni të qëndrojë për 24 orë.
  5. Pas 24 orësh kontrolloni nëse kristalet e kripës janë të shkrirë dhe shtoni edhe pak kripë.
  6. Kur kripa nuk shkrihet më, atëherë Uji i Diellit është gati.
  7. Ruajeni kavanozin të mbuluar në një raft. Duke qenë se ky lëng lufton mykun dhe bakteret atëherë lëngu do të zgjasë më shumë.

Konsumi i Ujit të Diellit

Merrni një gotë normale uji të mbushur me ujë të pijshëm ose ujë të vakët.

Shtoni gjysmë luge çaji me Ujin e Diellit. Pijeni çdo mëngjes përpara se të hani ushqim.

Nëse uji është i kripur, atëherë është në sasinë perfekte

Nëse është shumë i kripur, shtoni më shumë ujë të pijshëm.

Nëse nuk është i kripur, atëherë shtoni më shumë nga toniku deri sa të arrihet ekuilibri i duhur.

AgroWeb.org ju rekomandon të ushqeheni shëndetshëm dhe të përdorni kripën natyrale në ushqimet tuaja në vend të kripës së përpunuar./AgroWeb.org