Ja sa do të shkurtohet koha e agjërimit të Ramazanit në vitin 2030

Në vitin 2030, Ramazani do të jetë shumë më i lehtë për agjëruesit.

Përpos përparësisë së motit të ftohtë, edhe agjërimi do të jetë shumë më i shkurtër.

Për shembull, më 6 janar 2030, kur edhe do të jetë dita e parë e Ramazanit, besimtarët do të agjërojnë rreth 11 orë, 6 më pak se sot.

Syfyri i parë i këtij Ramazani përfundon në ora 05:20, ndërkaq iftari do të jetë në ora 16:25.

Llogaritet se një besimtar i devotshëm mysliman gjatë jetës së tij i agjëron afro 60 muaj të Ramazanit, që i bie se dy herë e përjeton agjërimin në secilën stinë. /Mediafokus.info/