Ka ndërruar jetë babai i bashkëshortes së heroit Agim Ramadani
Ka ndërruar jetë Hamzi Dema nga Zhegra, babai i bashkëshortes së heroit Agim Ramadani, Shkurijes.
“Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë Hamzi Dema”.
Pikëllimin për humbjen e babait e ka shprehur edhe vajza e tij Shukrija.
“Ike sot në qetësinë e përjetshme babai im i mirë, duke na lënë të pikëlluar, por krenarë me edukimin dhe shkollimin që na ofrove! Do të na mungojë shumë mbështetja dhe dashuria jote e pa kushte. U prehsh i qetë në amshim!”, ka shkruar ajo. /Mediafokus.info