Gjilani hyn në zonën e kuqe, ja në çfarë kohe ndalohet qarkullimi i qytetarëve

Komuna e Gjilanit, pas shtimit të rasteve të reja pozitive me COVID-19, është kategorizuar në zonën e kuqe, apo zonën me rrezikshmëri të lartë, raporton Mediafokus.info.

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarëve të kësaj komune u ndalohet lëvizja jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 21:30-05:00, përpos nevojave emergjente dhe shëndetësore.

Me vendimin e Zemajt, ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunes nga ora 21:30-5:00.

Ndërkohë, operatorët ekonomik, qendrat tregtare dhe gastronomia, lejohen të punojnë prej orës 05:00-21:00.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga sot dhe do të zbatohet deri në një vendim tjetër. /Mediafokus.info/