Ja sa megavat energji prodhohen në Kamenicë
Energjia e ripërtëritshme, është njëri nga kriteret e anëtarëimit në BE. Kosova në këtë drejtim, ka bërë disa hapa, meqë ka edhe terren të përshtatshëm për prodhimin e energjisë me erë dhe asaj diellore.
Turbina të energjisë me erë tashmë janë ngritur në disa vende të Kosovës, shkruan Mediafokus.info
Edhe Kamenica ka tërhequr investitorët në këtë sektor, si një zonë shumë atraktive për investime.
Këshilltari komunal i Gjilanit, Burim Berisha, ka thënë se në Kamenicë prodhohen dikund 3 megavatë energji të pastër.
“Kamenica një qytet shumë atraktiv për investime. Kompania Brickos edhe Jaha company në impiantin panel solar prodhojnë dikund 3 megavat energji të pastër, në një sipërfaqe prej 15 hektarë të cilën komuna e Kamenicë e ka ofruar në shfrytëzim për këtë projekt”./Mediafokus.info

