Ja sa pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjeno-terapi

Në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 122 pacientë, sipas raportit të ditor të SHSKUK-së.

Prej tyre, 33 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 84 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Sipas QKUK-së nga 85 pacientë të shtrirë, 19 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 67 janë me oksigjeno-terapi.

Në Klinikë Infektive janë të shtrirë 18 pacientë ndërsa në Pulmologji 66 pacientë. Ndërsa në spitalet janë të shtrirë 37 pacientë, 14 të konfirmuar pozitivë dhe 17 me oksigjeno-terapi.

Në spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 4 pacientë, në spitalin e Pejës 19 pacientë, në atë të Spitali i Gjilanit 5 pacientë, në atë të Mitrovicës 4 pacientë dhe në spitalin e Vushtrrisë 5 pacientë.