Ja sa pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës
Kosova ka shënuar 14 mijë e 9 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë brenda gjashtë muajve të përballjes me pandeminë, raporton Mediafokus.info.
Ndërkaq, me 4 të vdekur nga Covid-19, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Kosovë ka arritur në 611.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 123 pacientë të konfirmuar me virus po trajtohen në QKUK dhe spitale regjionale.
Në raportin e SHSKUK’së thuhet se 6 pacientë janë në respiratorë e 142 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi./Mediafokus.info/