Ja sa qytetarë të Gjilanit po i presin rezultatet për COVID-19
Komuna e Gjilanit ka shënuar të hënën numër rekord të rasteve pozitive me COVID-19, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Gjilani ka qenë komuna e dytë në nivel vendi, me hiç më pak se 79 raste të reja.
Mediafokus.info merr vesh se edhe për nesër një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të këtij qyteti po i presin rezultatet – plot 208.
Ndryshe, Gjilani brenda 8 muajve ka shënuar 1467 raste pozitive në total dhe 48 vdekje./Mediafokus.info/

