Ja si do të jetë moti këtë fundjavë
Moti parashikohet të jetë shumë më i ftohtë këtë fundjavë me mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.
Edhe në fillim të javës së ardhshme mbetet mot i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell.
Sipas Prishtina Weather mot i ftohtë mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme, megjithëse me më shumë intervale me diell nga dita e martë.
Në pjesën e dytë të javës rryma më të ngrohta ajrore, më pas mundësojnë rritje të temperaturave, e në fundjavë me mundësi edhe për reshje shiu.

