Ja si manipulohet afati i përdorimit të pekmezit
Në tregun kosovar dyshohet se ka shumë mallra me afat të skaduar, të cilat shiten të ri-ambalazhuara, ose duke ua fshehur afatin e përdorimit.
Madje, ka raste kur tregtarët arsyetohen se malli nuk është i prishur pse i ka skaduar afati.
Tani ec e merre vesh se kush është më i meritor për ta vlerësuar kohën e përdorimit të një malli, prodhuesi apo tregtari.
Në marketet tona gjen edhe prodhime si ky pekmez në Gjilan, ku afati i përdorimit mbulohet me ngjitës, për shkak se është mall i skaduar dhe që nuk duhej të ishte në shitje.
Inspektorët e tregut duhet t’i nuhasin truqet e tilla të tregtarëve dhe t’i zbulojnë e ndëshkojnë keqpërdorimet si ky me pekmez.