“Jam unë ajo”, vjen premierë në Tetarin e Gjilanit të mërkurën
Të mërkurën, më 25 dhjetor, nga ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit vjen premiera e shfaqjes “𝗝𝗮𝗺 𝘂𝗻𝗲̈ 𝗮𝗷𝗼” nga 𝙑𝙖𝙡𝙢𝙞𝙧𝙖 𝙏𝙝𝙖𝙦𝙞 𝙙𝙝𝙚 𝘿𝙞𝙩𝙪𝙧𝙞 𝙉𝙚𝙯𝙞𝙧𝙖𝙟.
Dija dhe Vesa, dy gra të ndara nga realitete të ndryshme, por të lidhura nga e njëjta barrë e padukshme: depresioni pas lindjes. Përmes tyre zbërthehet një histori që nuk është thjesht personale, por një klithmë kolektive.
Në errësirën e brendshme ku përzihen ndjenja faji dhe paaftësie, ato ballafaqohen me një botë që u refuzon të drejtën për të qenë të thyeshme.
Shfaqja eksploron një plagë sociale që fshihet pas buzëqeshjeve të rreme dhe pritshmërive të pashpirt.
Në një sistem ku “nënat janë heroinat e heshtura,” ky rrëfim i guximshëm nuk pyet për leje – ai sfidon tabutë dhe i detyron të gjithë të shohin atë që duan të injorojnë.
𝑆ℎ𝑓𝑎𝑞𝑗𝑎 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑗𝑒𝑘𝑡 𝑖𝑛𝑑𝑖𝑣𝑖𝑑𝑢𝑎𝑙 𝑛𝑔𝑎 𝑉𝑎𝑙𝑚𝑖𝑟𝑎 𝑇ℎ𝑎𝑞𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑟𝑎ℎ𝑒𝑡 𝑛𝑔𝑎 𝑀𝑖𝑛𝑖𝑠𝑡𝑟𝑖𝑎 𝑒 𝐾𝑢𝑙𝑡𝑢𝑟𝑒̈𝑠, 𝐾𝑜𝑚𝑢𝑛𝑎 𝑒 𝑃𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡𝑖𝑛𝑒̈𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝐾𝑜𝑠𝑚𝑜𝑛𝑡𝑒 𝐹𝑜𝑜𝑑.
R𝙚𝙜𝙟𝙞𝙨𝙤𝙧: 𝙀𝙧𝙨𝙤𝙣 𝙕𝙮𝙢𝙗𝙚𝙧𝙞, aktorë: 𝙎𝙚𝙢𝙞𝙧𝙖 𝙇𝙖𝙩𝙞𝙛𝙞 e 𝙏𝙧𝙞𝙣𝙜𝙖 𝙃𝙖𝙨𝙖𝙣𝙞.
Skenografia: 𝘽𝙚𝙠𝙞𝙢 𝙆𝙤𝙧𝙘̧𝙖, kostumografe: 𝙉𝙟𝙤𝙢𝙚̈𝙯𝙖 𝙇𝙪𝙘𝙞, koreografia: 𝙂𝙟𝙚𝙧𝙜𝙟 𝙋𝙧𝙚𝙫𝙖𝙯𝙞, kompozitor: 𝙏𝙤𝙢𝙤𝙧 𝙆𝙪𝙘̧𝙞, dizajner i ndriçimit: 𝘽𝙪𝙧𝙞𝙢 𝘽𝙖𝙛𝙩𝙞𝙪.

