Japin dorëheqje kryetarët e katër Komunave të veriut
Pas Mitrovicës së Veriut, dorëheqje kanë dhënë sot edhe kryetarët e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Këtë vendim lista Srpska e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.
Gjuriq u suspendua pasi refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.
Si kusht për t’u kthyer institucione, ata kërkojnë tërheqjen e vendimit për targat dhe themelimin e asociacionit me komptenca ekzekutive.