Jean-Claude Van Damme: Ndiqni shembullin e profetit Muhamed

Deklarata të tilla mund edhe të befasojnë disa, ndërsa mund të ndodh e kundërt për ca të tjerë. Ikona e filmave aksion, Jean-Claude Van Damme, ka kërkuar nga njerëzit që ta ndjekin shembullin e profetit Muhamed.

Aktori i famshëm, ushtrues i arteve marciale, ka folur rreth ushqimit të shëndetshëm.

“Profeti Muhamed ka qenë shumë i mençur, ai e dinte se çfarë ishte e mirë për të ardhmen, rreth trupit. Ndaj, merreni shembull atë, mos më pyesni e as mos më besoni mua, keni gjithçka që ju nevojitet”, është shprehur aktori në vitin 2016.

Për më tepër ndiqni videon në fjalë: